Zonja e Parë e Amerikës ka ndryshuar look dhe kaq i është dashur publikut në rrjetet sociale që të plasin komentet. Të mësuar me flokët e saj në ngjyrë gështenjë, të gjithë u shtangën kur Melania u shfaq me flokë me ngjyrë më të çelur në nuancat e bjondes.
Bashkëshortja e kreut të shtetit amerikan u shfaq në një intervistë për “Fox News” për të folur për marrëdhënien e saj me Donald Trump dhe vështirësitë e të qënit Zonjë e Parë, por u duk se askush se kishte mendjen te fjalët por tëe pamja e re dhe e ndryshuar e 48-vjeçares.
Flokët bjondë të saj kanë shkaktuar një ‘fortunë të vërtetë’ në rrjet pasi përdoruesit e Twitter nisën menjëherë ironitë dhe humorin në rrjetin social.