Christian Louboutin historia e këpucës me takë të kuqe
Christian Louboutin, është një nga dizajnerët më tëdashur. Të gjitha gratë i dashurojnë këpucët e tij tëfamshme me shollë të kuqe, sepse ai arriti t’i bëjë tëpërsosura, duke gdhendur emrin në industrinë e modës.
Egjiptian, jo francez
Christian Louboutin nuk është ndierë aq francez sa duhet. Ai ka ardhur në jetë nga një raport i të ëmës me një burrëegjiptian, fakt ky i cili e ka frymëzuar tej mase të ndihet itërhequr nga kultura egjiptiane dhe bota e faraonëve, qëkanë ndikuar në krijimet e tij.
Kopshtaria
Ai u largua nga shtëpia në moshën 12 vjeçare. Fillimishtpunoi si kopshtar e dekorues, derisa spikati me talentin e tij, duke punuar fillimisht pranë shtëpive të njohura tëmodës, si Chanel dhe Yves Saint Laurent, e më pas vendosi të krijonte markën e tij.
Klientja e parë, një princeshë
Princesha Karolina e Monacos ishte klientja e tij e parë, e cila u dashurua menjëherë me këpucët e Louboutin. Pasi pa princeshën Diana, në një foto të ulur para Taj Mahal, Christian mendoi se ajo ishte lodhur nga takat, ndaj krijoi këpucët e sheshta.
Taka e kuqe
Louboutin leu pjesën e poshtme të një këpuce stileto me manikyr për të parë sesi ajo do të dukej, por i pëlqeu aqshumë sa që nga ai çast i realizoi të gjitha këpucët me njështresë llaku të kuqe. Por ama, ai nuk përdor për vetekurrë këpucë me të njëjtën shollë.
Kusht, cilësia!
Kur e pyetën nëse do të krijonte një linjë me çmim më tëulët, Louboutin deklaroi se kjo nuk është e negociueshme dhe do të ofendonte emrin e tij. Kjo është arsyeja pse një palë Louboutins shiten mbi 500 dollarë, madje e njëjta formulë vlen dhe për çantat.



















