KreuStil Jetese

Elgiti feston 30 vjetorin! Klea Huta i bën një SUPER SURPRIZË për ditëlindje

Elgit Doda feston sot ditëlindjen e tij të 30-të dhe partnerja e tij, prezantuesja Klea Huta është kujdesur që ai të ketë ditën më të veçantë sot. Muzikanti me siguri e kishte menduar se dita do të ishte e mbushur me surpriza por ama atë që kishte thurur në mendje Klea, e dashura e tij prej më shumë se 2 vitesh, as që e priste.

Prezantuesja kishte mbledhur gjithë miqtë e partnerit të saj në një nga lokalet e njohura në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe ishte siguruar që Elgiti të mbërrinte aty kur akrepat të shënonin 00:00 për t’u përballur me një surprizë të vërtetë, që siç duket edhe nga videot që janë publikuar nga miqtë e çifitit në Instagram, nga mbetur i habitur nga ajo çfarë ka gjetur surprizë aty.

Elgit Doda mbush sot 30-vjeç dhe minutat e para të ndërrimit të prefeksit i ka kaluar me të dashurën dhe miqtë e tij deri në mëngjesin e sotëm. Me siguri plot surpriza të tjera e presin sot krijuesin e shumë hiteve. Edhe 100!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF