KreuStil Jetese

Kledi Bahiti bashkëjeton me dikë tjetër por pranon ndjenjat për këngëtaren shqiptare

Pak ditë më parë në media nisën të qarkullonin zërat se kompozitori Kledi Bahiti mund të kishte nisur një histori romantike me këngëtaren Krusita. Sipas këtyre zërave, romanca mes dy artistëve të rinj mund të kishte nisur për shkak të bashkëpunimit të tyre për këngën “Akull”, konkurrente në festivalin “Kënga Magjike 2018”.

Por vet Bahiti në një intervistë të dhënë për emisionin “Thumb” ka mohuar që mes tij dhe Krusitës të ketë pasur diçka dhe ka treguar se në fakt ai ka pasur ndjenja për një tjetër këngëtare të njohur shqiptare.

Ndonëse momentalisht kantautori është duke bashkëjetuar me partneren e tij, ai ka rrëfyer se sa i përket ndjenjave që mund të lindin në studio, ai i ka provuar ato ndaj këngëtares së njohur shqiptare Samanta Karavella. “Me Samantën kam pasur super feeling, vdisja të punoja në studio me të. Më jepte shumë gjendje sepse është shumë e vështirë kjo pjesë”.- ka treguar ai.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF