KreuStil Jetese

Njohjet online! 5 VIP-at shqiptarë që gjetën dashurinë e jetës në internet

Dikur kishte shëmbime shikimesh, mandej ndonje fjalë e hedhur, ndonjë sinjal përmes shoqeve, një fishkëllime tek dritarja, një letër poshtë derës… e të tjera të tilla romantizma, tejet ‘vintage’ për ditët në te cilat jetojmë! Sikundër miqësitë virtuale sot janë të shumta lidhjet e dashurisë apo martesës që kanë lindur në rrjetet sociale!

Florjana Garo dhe bashkëshorti Enis

Florjana Garo rrëfeu për herë të parë këtë të enjte e ftuar në programin e Rudina Magjistarit mënyrën se si dhe kur u njoh me bashkëshortin Enisin. Gjithçka nisi disa vite më parë, kur moderatorja pa që i kishte shkruar dikush në rrjetin social Linkelind.

“Po e them për herë të parë; me Enisin jam njohur virtualisht. Ai më kishte shkruar në Linkelind dhe mua më bëri përshypje mënyra se si ai kishte shkruar, ndaj edhe i ktheva përgjigje. Vazhduam të komunikonim pēr një farë kohe, derisa vendosëm të takoheshim në Itali”; tregoi Florjana!

Armando Sadiku dhe Elona

Historia më e freskët  e dashurisë që lindi ‘online’ dhe është zyrtarizuar pak ditë më parë me daljen e tyre të parë publike është ajo e futbollistit të Kombëtares sonë Armand Sadiku! Ai u shfaq në eventin ODA, teksa shoqërohej nga e fejuara e tij, e menjëherë u publikua edhe gjeneza e kësaj historie!

Elona, e fejuara ka qenë fanse e zjarrtë e futbollistit dhe i dërgonte shpesh mesazhe e komente në Facebook derisa i ra në sy Sadikut e që nga aty filluan komunikimet në privatë. Lidhja e tyre u mbajtë e fshehtë njësoj si edhe fejesa e dyshes që u mbajt larg vëmendjes publike.

Por ky nuk është as çifi i parë e as i fundit që u njoh e celebrua në martesë në Facebook!

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Rudina Magjistari ndoshta s’do e kishte menduar ndonjëherë se do të njihte dashurinë e jetës së saj në rrjetet sociale. Por kot nuk thonë, të ndodh asjo që nuk e pret! Prezantuesja e njohur e pasdites dhe sportisti nisën njohjen e tyre pas një mesazhi që mbërriti në inbox-in e Rudinës në Facebbok nga Xhavit Bajrami, të cilën ajo nuk e njohte asokohe.

Do të ishte fillimi i 2011-ës koha kur ish-kickboksieri i dërgoi jë mesazh përshëndetjeje nga Tokio moderatores duke e intriguar së tepërmi për shkak të kuriozitetit që Rudina ka pasur për kulturën aziatike.  Pikërisht kjo ishte shtysa që Rudina të ftonte Xhavitin në emison dhe që nga aty pak nga pak çifti nisi një histori dashurie që fillimisht u mbajt sekret. Sot Rudina dhe Xhaviti janë bashkë prej 7 vitesh dhe në 31 tetor të 2015-ës u bënë prindër për herë të parë të një vazjë që e quajtën Mia.

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi

Të dy ishin të famshëm por ama nuk njiheshin personalisht derisa i njohu Instagrami. Prezantuesja në një intervistë të dhënë pak kohë më parë ka treguar se njohja e çiftit ka nisur nga Instagrami. “Në fillim kemi pasur kontakte nga puna pornuk jemi njohur aty si Marina dhe Geti. Kontakti jonë filloi nëpërmjet Instagramit. Geti më shkruante mua në fillim, më shihte në emision dhe më dërgonte foto ku ishte duke më parë derisa erdhi një moment dhe më tha: Duhet të takohem me ty”, tregon Marina. Sot 5 vite nga njohja e tyre dyshja ka kurorëzuar dashurinë në martesë në një cermeoni gjigande buzëdetit në 10 shtator të  2017-ës

Blendi Salaj dhe bashkëshortja Anora

Moderatori dhe gazetari i njohur Blendi Salaj është një tjetër personazh publik që dashurinë e jetës së tij, Anorën, e ka njohur në rrjetin sociale Facebook dhe ‘sebep’ për këtë është bërë “1 like” i thjeshtë. Kaq u desh që Blendi, i cili jetonte atë kohë në Amerikë dhe Anora të vijonin bisedat e gjata dhe komunikimin virtual për 2-3 muaj deri në momentin e takimit të parë. Kjo lloj njohjeje nuk ishte aspak e çuditshme për Salaj-n i cili besonte te lidhjet online. Dashuria e çiftit pak kohë më vonë u kurorëzua në martesë ndërsa tashmë kanë një djalë 7 vjeçar të quajtur Brian.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF