A ju ka ndodhur ndonjëherë që të shihni dollapin tuaj dhe të mendoni, “Uaiu paskam vetëm rroba në ngjyrë të zezë?” Epo nuk jeni të vetëm. Shumë njerëz tërhiqen nga ngjyra e zezë, e bardhë ose gri pasi nuk janë të sigurt sit ë kombinojnë ngjyrat e ndryshme sëbashku. Por mos u frikësoni. Mjafton të ndiqni këto hapa shumë të tjeshtë dhe do të bëheni mjeshtër të gërshetimit të ngjyrave të ndryshme në stilin tuaj të veshjeve.
Vishuni me rroba njëngjyrëshe
Nëse koncepti I kombinimit të ngjyrave komplet ndryshe nga ato që jeni mësuar të vishni atëherë filloni me veshjet njëngjyrëshe.
Vishni veshje neutral por jo shumë bazike
Shumë persona mendojnë se bezha, kafja, blu e errët, grija dhe ngjyra jeshile e ullirit janë ngjyra neutral pork a edhe një sërë ngjyrash të tjera që përfshijhen në këtë kategori duke përfshirë ngjyrat metalike. Nëse vishni ngjyra argjend ose gold në vend të ngjyrave tradicionale neutrale veshja juaj do të bëjë ndryshimin.
Përdorni ngjyrat primare
Nëse jeni gati që të gërshetoni ngjyra të ndryshme në veshjet tuaja filloni me ngjyrat primare: blu, e kuqe dhe e verdhë. Në rast se nuk e mbani mend nga shkolla elementare këto tre ngjyra janë ngjyrat bazike që ndihmojnë në krijimin e ngjyrave të tjera.
Mendoni për tonet analoge
Një ide tjetër është rrota e ngjyrave. Praktikisht janë të gjitha ngjyrat e ylberit në një rreth të vetëm. Nuancat që ndodhen pranë njëra tjetrës quhen ngjyra analoge ndërsa ngjyrat që janë të kundërta me njëra-tjetrën quhen ngjyra me contrast të kundërt.
Kombinoni nuancat në contrast me njëra-tjetrën
Vetëm pse ngjyrat janë në contrast me njëra-tjetrën kjo nuk do të thotë se nuk shkojnë sëbashku nëse kombinohen.





Ami nuk mban mbiemrin e Ermalit për 3 arsye!

Parashikimi i horoskopit, datë 30 dhjetor 2018



Parashikimi i horoskopit, datë 28 dhjetor 2018










VIDEO/ Brenda shtëpisë së Valbona Selimllarit!
