Thuajse 30 vjet pas premierës së “I vetëm në shtëpi”, vogëlushi që shkëlqeu në rolin e protagonistit Kevin Mçallister, aktori Macaulay Culkin ka risjellë sërish rolin e tij në emër të një reklame të Google.
Aktori tashmë 38-vjeçar shfaqet në reklamën e re përsëri i vetëm në shtëpi për Krishtlindje, por në filmin e 1990-ës i duhej të kujdesej për veten ndërkohë që prindërit ishin larg, në 2018-ën gjërat janë shumë më të thjeshta për Kevinin falë pajisjeve të zgjuara teknologjike.
Në reklamë, ylli i “Home Alone” e gjen veten sërish vetëm në shtëpi. por kësaj here pajisjet e “Google Assistant” bëjnë që gjithçka të funksionojë më mirë. Ndërsa hyn në një dhomë të zbrazët në fillim të tregimit, ai i kërkon “Google” atë çfarë ka për të bërë ai gjatë ditës, – dhe asistentja dixhitale përgjigjet duke i kujtuar se ai ka shtëpinë për vete.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë:



VIDEO/ Brenda shtëpisë së Valbona Selimllarit!












Parashikimi i horoskopit, datë 22 dhjetor 2018




