Armina Mevlani ka zhvilluar një tjetër sesion pyetjesh në llogarinë e saj në Instagram, duke iu përgjigjur ndjekësve të saj të shumtë në numër. Ndonëse një pjesë të pyetjeve i kishim hasur edhe më herët, në zgjodhëm të veçojmë ato që na u dukën më interesante dhe që nuk i dinim për ish-miss Armina Mevlanin. Pyetjet mbi historinë e dashurisë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, operacionet plastike që ka bërë apo edhe dietat që ndjek ajo i zbuloni më poshtë:
1- Nuk ka bërë asnjë ndërhyrje në trup. Gjoksin e ka 100% natyral, madje e urren silikonin!
2- Festat e fundvitit do t’i kalojë në Shqipëri pasi ka dëshirë të jetë pranë familjes së saj.
3- Me të fejuarin e saj Shkëzenin është njohur përpara 7 vitesh dhe kanë një diferencë moshe prej 11 vitesh..
4- Nuk mban dietë! Mundohet të mos e teproj me ushqimin dhe bën palestër ose Yoga.
5- Është 168 cm e gjatë dhe momentalisht peshon 59 kilogramë