Që nga koha kur këngëtarja e njohur u kthye nga Shtete e Bashkuara të Amerikës për t’u zhvendosur në Kosovë, u përfol se Dafina Zeqiri i kishte dhënë fund historisë së dashurisë me Jose. Por e githa mbeti në kuadër të thashethemeve pasi asgjë nuk u konfirmua apo u mohua nga protagonistja.
E ndonëse kaluan disa muaj që kur yll ii muzikës pop nuk ka folur, publikuar foto të sajat me djalin nga republika domenikane, me të cilin bashkëjetoi disa kohë edhe në Amerikë, një sinjal i sotëm sikur kërkon të na thotë diçka.
Dafina ka publikuar një foto interneti (shih më poshtë) dy duar të kapura por që njëra nuk i përket njeriut por është e përbërë nga një qese me ujë duke shkruar: “Statusi im i fundit i lidhjes” duke na zbuluar kështu tërthorazi se ajo ëhstë beqare dhe për momentin nuk ka një mashkull në jetën e saj.
Së shpejti, këngëtarja do të publikoi edhe këngën e saj të radhës titulluar “Alo” që do të dal në Youtube mesnatën e 23 dhjetorit, teaser-in e të cilës e ka publikuar në Instagram.