Është e vërtetë se të jesh mama çunash nuk është e thjesht. Rrëmuja nuk do të mungojë asnjëherë në shtëpi, ushqimi jo domosdoshmërisht do të konsumohet në tavolinë pasi shpesh ‘tryezë’ do të bëhet tapeti, apo divani; lojërat do të jenë shpesh të rrezikshme, (por ç’ti bësh natyrës së çunave që kanë aleat gjithmonë babin në këtë pikë); veshjet e tyre do të jenë gjithmonë pis, ndonëse ti mund të kesh vetëm pak minuta që i ke ndërruar; atë që ju e quani shtëpi apo kuzhinë, për ta është fushë beteje me njëri-tjetrin, fushë futbolli, apo pistë garash me makina….
Lista e çapkënllëqeve të trazovaçëve çuna është e gjatë dhe mamat që kanë vetëm djem në shtëpi na kuptojnë më së miri. Ama krahas çdo vështirësie dhe lodhje, kur ti je e pakrehur, e sapo dalë nga dushi, me rrathët poshtë syve, e lodhur dhe pa gjumë; kur dëgjon të të pëshpëritet në vesh një “mami sa e bukur je” “je më e bukura në botë”, menjëherë do të ndjehesh Mbretëresha e princërve të tu. Bordo ju sjell disa prej mamave të famshme të cilat janë bekuar vetëm me çuna!
E sigurisht ato janë Mbretëreshat e shtëpisë!
Julka Gramo: Nëse i hidhni një sy instagramit të Julkës do të shihni se një pjesë të madhe të postimeve të saj e zë përdishmëria si mam i dy çunave. Ian dhe Greg janë dy bekimet e moderatores së dashur, të cilët ajo I quan “my suns” (Diejt e mi). Ashtu siç mund të mendohet në një shtëpi ku mbiztëron gjinia mashkullore, mami do të jetë e përkëdhelura (ose kështu e mbajmë veten me të mira).
Xhemi Shehu: Mami Xhemi nuk pëlqen t’i shfaqë në publik djemtë e saj, ama me siguri edhe ajo kur shkon në shtëpi gjen atë rrëmujën e bukur që Martini dhe Gabrieli janë kujdesur ta bëjnë siç duhet. Pavarësisht se e bukura e Portokalli mund të duket një vazjë e brishtë në këtë video shohim fiks një mam çunash.
Ja keshtu feston Portokallia …????
Eh ja do puna Xhemit, pasi me tre djem në shtëpi (duke llogaritur dhe babin) vështirë të kesh mundësi të jesh delikate.
Iva Mera: Për moderatoren syshkruar do të vinin njëri pas tjetrit në vetëm një vit dy djem. Që të mos e gënjejmë Ivën, na duhet t’i themi që do të jetë e lodhshme, ama vetëm vitet e para, pasi më pas asaj do t’I duhet të shijojë statusin e Mbretëreshës së shtëpisë.
Erla Mëhilli: Nëse ka diçka që në përgjithësi femrat kur bëhen nëna i harrojnë; janë Takat. Ndërsa për mamat që kanë vetëm çuna këto lloj këpucësh futen në skutat më të thella të dollapit e kushedi kur nxirren. Erlën e kemi parë shpesh të veshur sportive, sigurisht me këpucë të sheshta, pasi tashmë me dy djem të vegjël për ish-Zëdhënësen e PD ‘pispillosjet’ janë luks. Megjithatë për Akidin dhe Bindin ajo është mami më e bukur në botë e kaq mjafton apo jo?
Sonila Çaushi: Mami Sonila e ka kaluar periudhën e vështirë të rritjes së djemve pasi tashmë Rei dhe Morgan janë rritur mjaftueshëm sa për t’ja lehtësuar paska mamit orvatjet mes impenjimeve të punës dhe çunave. Tani asaj i takon të përkëdhelet si femra e vetme në shtëpinë e tyre.
Stela Kotri: Eros dhe Amos janë djemtë e moderatores simpatike të Top Channel. Biondët bukuroshë të mami Stelës do të dinë t’ja bëjnë ditët mamit të lodhshme, ama edhe plot dashuri.










Oriela Nebiaj, në Këshillin Kombëtar të PD-së!








Parashikimi i horoskopit, datë 16 dhjetor 2018

