KreuStil Jetese

Oriela Nebiaj, në Këshillin Kombëtar të PD-së!

Oriela Nebiaj, e cila shfaqet çdo mëngjes në emisionin “Wake Up” në Top Channel, përpos këtij angazhimi të përditshëm në televizion, duket se nuk mund të shkëputet edhe nga angazhimi i saj në politikë, në Partinë Demokratike. Ditën e djeshme, është mbajtur Kuvendi Kombëtar i kësaj partie ku është bërë publike edhe lista me 350 kandidatë për Këshillin Kombëtar të PD, mes të cilëve shihet edhe emri i Nebiaj-t

Në fakt duhet thënë se ajo ka një ‘njohje’ të vjetër me demokratët pasi ka kandiduar për të qenë anëtare e Këshillit edhe në 2014-ën, kur u rekrutua nga PD gjithashtu për të zëvendësuar Laura Vorpsin në rolin e zëdhënëses për shtyp.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF