Nuk është hera e parë që vajzat e njohura të showbiz-it shqiptar ‘përplasen’ me njëra-tjetrën duke veshur të njëjtën gjë, fenomen ky i njohur edhe në botë. Por ndryshe nga më parë, kësaj here ‘xing’-u si rrallë herë është i PESËFISHTË! E nisim me më të fundit:
Klea Huta i organizoi partnerit të saj, muzikantit Elgit Doda, një festë surprizë për ditëlindjen e tij të 30-të. Por ajo që ra në sy gjatë festimeve, ishte fustani i Kleas, i zi me thekë e yje të bardha që na ngacmoi kujtesën menjëherë. E jo më kotë!
Fustani është i markës Elisabetta Franchi dhe përpara Kleas e kanë veshur edhe plot 4 vajza të tjera të njohura.
Më e fundit, ishte këngëtarja e “Akull” Krusita e cila e zgjodhi atë për puntatën e post-festivalit Kënga Magjike, në programin e datës 9 dhjetor mbajtur te e “E Diela Shqiptare”.
Më herët në shtator, në njërën prej puntatave të “Xing me Ermalin” Kejvina u shfaq në emision me të njëjtin fustan.
Një vit më parë bordo.al ka shkruar për XING-un mes prezantueses së “Dance With Me” Alketa Vejsiu dhe moderatores së Digitalb, Jona Spahiu e cila veshi fustanin në fjalë në spektaklin “C’est la vie” në dhjetor të viti të shkuar.




Oriela Nebiaj, në Këshillin Kombëtar të PD-së!








Parashikimi i horoskopit, datë 16 dhjetor 2018







