Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj feston sot ditëlindjen e tij. Me këtë rast për të shprehur falenderimet për gjithë urimet e ardhura, Veliaj ka publikuar një foto kaq domethënëse me të birin 2-muajsh Kajan dhe bashkëshorten e tij Ajolën.
Fotoja e shfaq familjen e re Veliaj në atmosferën e festave duke pozuar përpara pemës së fundvitit, ndërsa Kajan qëndron në kraharorin e të atit. Çifti i njohur është kujdesur që të mos e shfaq fytyrën e vogëlushit, të cilët i dallohen vetëm flokët e gështenjta.
Erion Veliaj sot mbush 39 vjeç dhe është prej vitesh i angazhuar në politikë duke mbajtur poste të larta zyrtare gjatë qeverisjes socialiste. Që prej korrikut të 2015-ës drejton Bashkinë e Tiranës dhe është kryetari i 42-të i zgjedhur në këtë post. Veliaj është i martuar që prej 6 shtatorit 2014 me juristen Ajola Xoxa pas një lidhjeje disavjeçare, ndërsa janë bërë prindër për herë të parë në fillim të tetorit të këtij viti.

Oriela Nebiaj, në Këshillin Kombëtar të PD-së!








Parashikimi i horoskopit, datë 16 dhjetor 2018










