KreuStil Jetese

Eni Jani dhe Genc Fuga fitojnë “Dance With me”, po publiku në fakt kë donte?!

Çifti i bashkëshortëve, aktorët Eni Jani dhe Genc Fuga u shpallën mbrëmë fituesit e spektalit “Dance With me” mbrëmjen e së hënës. Por siç ndodh zakonisht në spektaklet tona, menjëherë pas publikimit të fituesve nisin edhe komentet në rrjetet sociale që kundërshtojnë ose janë dakort me emrin e triumfuesve.

Me një vëzhgim të shpejtë në profilet zyrtare të spektaklit në internet vihet re se shumica e komentuesve shpehen të kënaqur me emrat e dy fituesve dhe se sipas tyre “Eni dhe Genci meritonin fitoren sepse Eni  si një balerinë”. “Hera e pare qe shkon haku tek i zoti”- shkruan një tjetër komentuese në Instagramin e spektaklit.

 

 

Triumfuan ? @eni_jani_fuga @gencifuga Shume urime!!!! Dance with me 5

A post shared by Dance With Me Albania (@dancewithmealbania) on

Komentuesit në rrjetet sociale kanë vlerësuar ecurinë e çiftit të bashkëshortëve në spektaklin e kërcimit për 15 javë rresht, ndonëse pedagogu i arteve sipas tyre ishte ‘disi pasiv’ dhe nuk jepte maksimumin e tij.

Dy finalistët e tjerë në garë ishin çciftet: Monika Lubonja dhe Donald Veshaj dhe Robert Berisha e modelja Lei Kraja, për të cilët ka pasur gjithashtu komente. Në fakt një pjesë e komentuesve mendojnë se çifti që meritonte dhe që duhet ta fitonte “Dance With Me” ishte Roberti dhe Lei, pasi ‘ishin më të mirët“.

Megjithatë në përgjithësi- siç rrallë ndodh- duhet thënë se edhe publiku i internetit është në nje mendje me rezultatin dhe çiftin fitues të këtij viti.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF