Këngëtarët Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë pasditen e djeshme dhe lajmin e gëzuar e dhanë vet ata në Instagram.
Prindërit e rinj ndanë më mijëra ndjekësit e tyre fotot e para pas lindjes së vogëlushes së quajtur Hana por një detaj duket se kaloi pa u vënë re në njërën nga fotot e publikuara.
Ka qenë fotoja e Mozzik ku ai shfaqte dorën e tij duke përkëdhelur dorën e bashkëshortes pak pas lindjes dhe nga byzylyku që mban në duar këngëtarja shihet se ajo ka ndryshuar mbiemrin e saj të vajzërisë, Zefi. Ky detaj i pazbuluar i çiftit na tregon se dyshja ka celebruar në martesë lidhjen e tyre disa vjeçare.
Mesa duket dyshja ka vendosur që të mbaj për vet shumë momente të rëndësishme të jetës private, siç bën edhe me shtatzëninë, pasi siç tha nëna e re do që fansat e saj t’i kushtojnë rëndësi punës së tyre dhe jo jetës private.