KreuStil Jetese

Bradley Cooper rrokullis të bijën në ajër, mami Irina Shayk ‘i ngrin gjaku’

Aktori i njohur Bradley Cooper nuk humbet rast për të luajtur me vajzën e tij të vogël gati 2 vjeçare, ndonëse lojrat mund të mos i pëlqejnë aspak mamit supermodele.

Aktori është filmuar teksa mban vogëlushen e vendosur mbi shpatulla, e pas disa sekondash kërcim e rrokullis atë nga koka drejt tokës. Ky veprim i tij duket se ka shqetësuar nënë e re e cila edhe nga pamjet nuk duket aspak e impresionuar, përundrazi mimika e saj përshkruan më së miri shprehjen ‘i ngrin gjaku’.

Familja Cooper janë fotografuar teksa rregullonin bagazhet në makinën e tyre pas një shëtitjeje së bashku në fshatin Palisades në Los Angeles.

Por nëse nëna e Lea-s duket disi nervoze, vogëlushja përkundrazi duket shumë e kënaqur nga aftësitë akrobatike. Aktori 43-vjeçar i nominuar më 4 çmime Oscar tregoi anën e tij fëminore ndërsa kërcente e luante me të bijën, gjë që i shkaktoi asaj momente lumturie e të qeshura edhe nënës Irina Shayk.

Prindërit e famshëm mirëpritën në jetë vajzën e tyre të parë të quajtur Lea de Seine Shayk Cooper më 21 mars 2017.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF