Babai i Belen Rodiguez, Gustavo, ka frikësuar qytetin e Brerës në Milano, vend ku edhe jeton, pasi të dielën pasdite, siç raportohet nga Corriere della Sera, ai ka nisur të bërtasë dhe të hedh objekte nga ballkoni i banesës saqë shumë njerëz të frikësuar kanë nisur të telefonojnë 112-ën.
“Është një njeri i luajtur mendsh”, mësohet të kenë thënë banorët në telefonatën e bërë, ndërsa pak minuta më vonë aty ka mbërritur ambulanca që ka konstatuar se shtrimi i tij ishte i domosdoshëm dhe se mjekët nuk mundën ta qetësonin atë.
Rruga ku jeton argjentinasi ne zemër të Brerës, Milano
Ndonëse askush nga kalimtarët nuk është lënduar, e gjithë situata ka krijuar panik te ata. Sa i përket raportit mes showgirl-it Belen Rodriguez dhe babait të saj asgjë nuk dihet pasi vet Belen nuk flet për të në mediat sociale.
Lajmin e shtrimit në spital e konfirmojnë madje edhe mediat e tjera lokale ndërsa Gustavo gjendet në Itali prej disa vitesh, pas lindjes së Santiagos- i biri i Belen dhe Stefano De Martino.











Oriela Nebiaj, në Këshillin Kombëtar të PD-së!








Parashikimi i horoskopit, datë 16 dhjetor 2018
