Shumica prej nesh mund ta kemi parë së paku njëherë motin në Tv Klan, por ama pak kush mund të ketë kapur gabimin në njërën prej hartave. Ka qenë aktori i njohur i “Portokalli”, Florjan Binaj i cili ka publikuar lapsusin e bërë nga televizioni ‘konkurrent’ dhe ka zgjedhur që pa dashakeqësi t’ua vërë në dukje.
“Një këshillë miqësore miqve kolegë tek ‘TV Klan’. Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur dhe jo si ‘kufij të diskutueshëm’. Vetëm Serbia e shtetet që s’e kanë njohur ende dhe Google me Yahoo, i quajnë ende si të diskutueshëm kufijtë e Kosovës”, shkruan aktori.
Sipas imazheve të publikuara nga Binaj, harta që qëndron pas prezantueses së motit Alba Hoxha, nuk ka kufijë të ndarë e të përcaktuar të shtetit të Kosovës, duke shfaqur kështu hartën e vjetër.