Meghan Markle po i kushton rëndësi anës pozitive. Një ditë pasi i ati i dukeshës u shfaq në një lidhje satelitore për t’i bërë thirrje që të ribashkohen, Meghan u shfaq në West London këtë mëngjes me një veshje tejet festive.
Me një buzeqëshje të stampuar vesh më vesh, dukesha shtatzënë u shfaq teksa vizitonte “Shtëpinë e kujdesit për të moshuarit” në Twickenham, vizitë për të cilën kishte zgjedhur një fustan të bardhë me lule, me mëngë të shkurta e me një pallto gri të hedhur sipër.
Kjo ka qenë angazhimi i fundit zyrtar që ka pasur Dukesha përpara Festës së Krishtlindjeve që do të mbahet në Mbretëri.