Emisioni “Xing me Ermalin” do të përmbyll këtë vit me një emision të veçantë dhe kjo jo sepse ëhstë periudhë festash por për shkak të të ftuarës. Vet drejtuesi i programit të humorit ka zbuluar ne në kolltukun përballë tij do të ulet ajo që ai e ka cilësuar si ‘e ftuara më speciale që ka pasur ndonjëherë” dhe jo më kot.
Në studio do të jetë bashkëshortja e tij Amarda Toska, e cila bën kështu këtë intervistë të parë pas lindjes së vajzës së çiftit, që erdhi në jetë më 12 mars të 2017-ës.
Ermal Mamaqi duket se ka goditur në shenjë duke ftuar në emisionin e fundvitit Amin, e cila i ka të rralla daljet publike e edhe më rralla intervistat. “Asi nën mëngë” i aktorit të humorit Ami pritet që të tërheq shikueshmëri maksimale për shkak të kuriozitetit ndaj figurës së saj e gjithashtu edhe të komportimit që çifti i bashkëshortëve do të bëj në studio përpara publikut të gjerë.
Në fakt nuk është hera e parë që Ami shkon në studion e emisionit të Ermalit pasi ish-moderatorja ka qenë e pranishme edhe në puntatën e parë thjesht për t’i uruar fat partnerit të saj në nisje të sezonit.