Këngëtari shqiptar Ermal Meta është i ftuari special në natën e parë të festivalit të Këngës në edicionin e ’57. Artisti, fitues i Sanremo 2017, ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ndërsa pasditen e së mërkurës në Pallatin e Kongreseve është mbajtur edhe Konferenca për Shtyp.
Vet artisti u shpreh se ndjehej i nderuar që do të performonte në skenën e Festivalit si i ftuar special e jo vetëm kaq por se është i privilegjuar që është këtu pasi siç u shpreh edhe vet “këtu kam rrënjët e mia”.
Ai zbuloi për mediat se në momentin që i erdhi ftesa për Fest ’57 nuk tha menjëherë ‘Po” dhe kjo jo për shkak se nuk donte të ishte i pranishëm por sepse nuk e dinte nëse do të ishte në gjendje dhe i gatshëm për të përjetuar një emocion të tillë.
“Pastaj mendova që është një nder i madh për mua. Kur jam larguar përpara 24 vitesh nga Shqiëria nuk e mendoja që do të isha i ftuar ndonjëherë në Festival”, u shpreh artisti shqiptar. Gjatë këtyre viteve, këngëtari tregoi se e ka ndjekur fetivalin e RTSH e madje mban mend disa vija melodike të këngëve, por ai ka qenë më i prirur drejt muzikës klasike.
I pyetur nga gazetarët se sa e ndjek muzikën shqiptare, Meta u shpreh se e ka ndjekur festivalin ndër vite e madje mban mend edhe disa vija melodike këngësh shqiptare por që më shumë ka qenë i prirur nga muzika klasike. Ndër artistët shqiptar që ai ka mundur të shohe kohët e fundit përmendi fituesen e “The Voice Italy” Elhaida Dani për të cilën shprehu edhe vlerësimet maksimale e ndërsa për fituesin e vjetshëm të Festivalit të Këngës, Eugent Bushpepa lidhur me performancën në Eurovizion tha: “Eugent Bushpepa na la me gojë hapur”.
Ermal Meta do të performoi live në natën e parë të Fest ’57 më datë 20 dhjetor me orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar dy këngët e tij më të njohur “Non mi aveta fato niente”- me të cilën ka fituar edhe Sanremo 2017 si dhe “Piçola Anima”, si dhe ka premtuar edhe një surprizë tjetër.