Kylie Jenner ka grumbulluar një pasuri të tërë që nga koha e fillimit të perandorisë së saj të bukurisë. Tashmë Kylie është njeriu i pestë i famshëm më i pasur në botë. Po, po e lexuat mirë!
Vlera neto e pasurisë së 21-vjeçares kap shifrën e 900 milionë dollarëve dhe ajo klasifikohet në vendin e 5-të të listës së Forbes së bashku me Jay Z. Ky vit shënon madje herën e parë që Kylie është përfshirë në listën që rendit personazhet e famshme amerikane më të pasur në botë, pasuri të grumbulluara nga fama e tyre. Lista nuk përfshin yjet që u bën të famshëm nga pasuria e tyre, përkundrazi.
Kylie Jenner zotëron 100% të aksioneve të “Kylie Cosmetics” që u lançua dy vjet më parë dhe ka qarkulluar tashmë 630 milionë dollarë nga produktet kozmetike. Linja e produkteve është aq popullore saqë produktet e reja zakonisht shiten brenda pak minutash as daljes në treg.