Alketa Vejsiu vetëm pak ditë më parë në finalen e spektaklit “Dance With Me” ka mbajtur një monolog të sajin mbi ëndrrat. Duke dashur të frymëzojë të rinjtë që ashtu si ajo dikur besoi dhe luftoi për ëndrrat e saj, moderatorja ka zgjedhur që fragmentet e monologut bërë në skenën e spektaklit, nën melodinë e filmit “La La Land” t’i publikoi edhe në Instagram.
Ajo ka treguar vështirësitë nëpër të cilat i është dashur të kaloj në adoleshëncën e saj teksa kishte nisur punën në radio. Në njërën nga videot e publikuara, Vejsiu shkruan: “Ishte hera e parë që shkrova një monolog, diku në orën 2.00 kur ëndërroj për gjëra… Mendova që me siguri ka plot ëndërrimtarë të tjerë si unë që mendojnë njësoj, ose kanë nevojë për këtë mesazh!”.
E në mesin e shumë komenteve pozitive, ra në sy edhe ai i një vajze e cila komenton: “Po ti ke lekun mi zemër, mirë është ajo që thua, por ti e di shumë mirë që pa lekë nuk mund të shkosh dhe s’mund të bësh ASGJË……!!!!”
Moderatorja nuk ka qëndruar indiferente ndaj këtij komenti e ka zgjehdur t’i përgjigjet duke i treguar ndjekëses vështirësitë që ka kaluar ajo në ndjekje të ëndrrave, vështirësi që Alketa i ndan për herë të parë me publikun.
“Unë e kam nisur pa asnjë kacidhe! Përzieja 5 shishe shamposh në përfundim, që të kisha mundësi të lahesha e të me vinte floku erë të mirë… Kam punuar 14 vjeç me plumbat që më fluturonin në majë të kokës se ishte luftë në Shqipëri! Po, po, e marrosur, i ikja mamit 14 vjeç për të shkuar në Radio. Ja kjo ishte ëndrra ime… Për këtë po flas! Paratë janë rezultat, s’mund të jenë motiv!”,