KreuStil Jetese

PËR HERË TË PARË: Del fotoja e Almeda Abazit shtatzënë dhe është e mahnitshme!

Ajo është përpjekur të mos publikoi asnjë foto të barkut të rrumbullakosur ndonëse nuk e fshehu aspak shtatzëninë apo  gjininë e bebit që pritet të sjellë në jetë. Por ish-miss Albania është dorëzuar e ka vendosur të shfaqet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në krah të bashkëshortit të saj, aktorit turk Tolgahan Sayışman.

E veshur me një fustan të zi të lirshëm, e ulur në prehrin e bashkëshortit të saj, bukuroshja shqiptare shfaqet me një look të kuruar e buzë të kuqe qershi, teksa i buzëqesh e lumtur aparatit.

Almeda dhe Tolgahan u martuan në 2017-ën dhe vetëm pak muaj pranuan publikisht shtatzëninë duke zbuluar edhe gjininë e fëmijës së tyre të parë. Çifti do të mirëpres në jetë një djalë në pranverën e 2019-ës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF