Djali i madh i Erla Mëhillit ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe mbushi 4 vjeç. Mami Erla sigurisht u kujdes që vogëlushi të kishte gjithë vëmendjen dhe lumturinë e kësaj dite të veçantë dhe u kujdes t’i organizonte atij një festë ditëlindjeje me shokët dhe shoqet.
Në një ambient të dekoruar me temën e Spiderman- me siguri heroi i preferuar i Akidit- me tullumbace e tortë po me Spiderman, Erla ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram momentet e veçanta kur i biri fryn edhe qirinjtë e tortës.
Ne i urojmë Akidit të bëhet edhe 100 vjeç!