KreuStil Jetese

12 veshjet më të mira të Meghan Markle për çdo muaj të vitit!

Duket e vështirë për t’u besuar që kanë kaluar plot 12 muaj qëkur Meghan Markle hyri në jetën tonë. Impakti që ajo ka në gjithçka duke nisur që nga garderobat tona deri tek mënyra sesi perceptohet familja mbretërore është i paparë dhe me siguri do të vazhdojë ende.

Duke kthyer kokën pas në të gjitha veshjet e shkëlqyera, na u duk e përshtatshme që të përzgjidhnim 12 veshjet dhe daljet më të mira të Dukeshës së Sussex. Shihni më poshtë:

Janar

Meghan e di mirë fuqinë e të veshurit me një tonalitet ngjyre dhe kjo dalje në Janar e provon më së miri këtë.

Shkurt

Një ndër palltot më të preferuara të vitit nga Meghan është padyshim kjo që shihni në foto. Printi me kuadrata është shumë në modë dhe perfekt për dimrin në Britani.

Mars

Një formulë veshjeje klasike tipike e Meghan: fund midi, këpucë me majë e me takë dhe pallto me ngjyrë nude.

Prill

Ky fustan “Altazurra” u vlerësua shumë nga ata që ndjekin modën falë detajeve të kopsave dhe rripit të hollë të belit. Shumë Pranverë/Verë 2018

Maj

Nuk mundesh të kthesh kokën në 2018-ën pa kujtuar martesën mbretërore. Meghan zgjodhi stilisten Claire Ëaight Keller nga shtëpia e modës Givenchy për të krijuar fustanin e saj të thjeshtë por mahnitës të martesës.

Qershor

Një shëtitje e parë në Ascot me një fustan me kopsa këmishe kombinuar me një kapele monokromatike. Stil tipik ‘Zonje”

Korrik

Meghan na dha të gjithave ‘një shuplakë fytyrës” me këtë fustan xhins midi, kombinuar me rripin në bel në të njëjtën ngjyrë.

Gusht

Meghan Markle me një fustan mini? Mrekullitë ndodhin. Fustani i krijuar nga Judith&Charles,  dukesha zgjodhi këtë fustan-xhaketë për të qenë pjesë e muzikalit “Hamilton”.

Shtator

Kjo mund të jetë veshja më glamour që dikush mund të vesh për të luajtur netball. Na pëlqen shumë asimetria e pjesës së sipërme të veshjes me pantallonat e saj të gjera në fund.

Tetor

Jemi pa fjalë! Meghan shkëlqeu e gjitha në blu për darkën e parë shtetërore në Fiji. Fustani, stiluar nga Safiyaa, përmbante një pelerinë dhe prerje që nxirrte më së miri në pah barkun e saj të rrumbullakosur.

Nëntor

Përgjatë vitit është bërë e qartë se nëse Meghan zgjedh të ekspozojë qafën, zgjedh këtë prerje edhe për shpatullat e saj, dhe ky fustan “Givenchy” midi me rrip në bel është demostrimi më i qartë i kësaj që thamë.

Dhjetor

Nuk na u besua kur Meghan u ngjit në skenën e “British Fashion Awards” për t’i dorëzuar çmimin e stilistes më të mirë për veshjet e grave në Britani, stilistes Claire Waight Keller. Fustani i saj me një rrip, ishte zgjedhje e goditur kombinuar me sandalet me rripa në ngjyrë gold.

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF