Këngëtarja e njohur Kida feston sot ditëlindjen dhe ka vendosur që pak më herët të realizoi edhe një set fotografik për 21 vjetorin. Kanë qenë të shumtë ata që kanë uruar Kidën për ditëlindjen e saj por ajo që binte në sy është fustani që ajo ka zgjedhur për fotot, fustan të cilin e kanë veshur edhe shumë vajza të njohura. Bëhet fjalë për fustanin me temina në dy ngjyra gri dhe gold me fundshpinë të hapur e tejet sensuale, i çarë në të dyja kofshët që nxjerr në pah format bombastike.
E nisim nga bota
Fustanin në ngjyrë argjendi më të famshmet që e kanë veshur janë miliarderia Paris Hilton 10 vite më parë dhe supermodelja Kendall Jenner në një festat e ditëlindjes së saj.
Në Shqipëri
Nora Istrefi veshi versionin gold në klipin e saj të këngës “Hije” në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu në shkurt të 2017-ës
Lori Hoxha e veshi fustanin në versionin gold në ditëlindjen e 24-të në tetor të 2017-ës, marrë parasysh që edhe tema e ditëlindjes së saj ishte “Gold 24 karat”
Morena Taraku
Showgirl-i nga Kosova, Morena Taraku veshi versionin ngjyrë argjend në mars të këtij viti, në një sesion fotografik.
Aurela Hoxha
Veshi gjithashtu versionin në ngjyrë gold kombinuar më një xhaketë të zezë lëkure, në një foto selfie publikuar kohë më parë në Instagram.