KreuStil Jetese

Plas në Hell’s Kitchen: Konkurrentja shfryhet, godet me shpullë Renato Mekollin!

Puntatën e djeshme të show-t të gatimit “Hell’s Kitchen” gjërat duket se kanë dalë jashtë parashikimeve. Diku nga mesi i emisionit, shef Renato i kërkon konkurrentëve që të ndryshojnë rolet dhe për një moment të sillen ata si shefa dhe ai si konkurrentë, ndoshta pa e ditur se si do të reagonte secili prej tyre.

Përplasja më e fortë dhe më e parashikuar ka ndodhur mes Renatos dhe Brunildës, e cila duhet të sillej si shef-e ndaj tij. “Loja” u duk se shkoi drejt limiteve pasi ndonëse ajo vendosi ta përzinte Renaton, si konkurrent, nga kuzhina për shkak të pjatës së dobët që kishte gatuar për klientët, rrëmbeu madje edhe tiganin në dorë si për ta frikësuar.

Por nuk mbaroi me kaq, pas ngacmimit që i bënte Renato asaj për të reaguar ajo shfrytëzoi momentin për të shfryrë gjithë dufin e mbledhur në puntatat e mëparshme dhe e qëlloi me shpullë Renatoo Mekollin. “Unë jam aq e mbushur saqë….”, u shpreh Brunilda ndërsa Renato e kaloi shuplakën me të qeshur duke thënë se Brunilda qëlloi lehtë pasi ai priste një shpullë më të fortë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF