KreuStil Jetese

Xhensila fanatike! Bes Kallaku e publikon vet foton e parë të vajzës

Xhensila Myrtezai nuk ka ndërruar ende mendje sa i përket prezantimit të vajzës me fansat e saj të shumtë. Nëna e re ka treguar së fundmi në një intervistë se ajo nuk ka ndërmend të publikoi foto të vajzës në internet për nja ca kohë të mira.

Por, bashkëshorti i këngëtares, aktori Bes Kallaku ka zgjedhur që urimin për festën e Krishtlindjeve ta bëjë përmes një fotoje kaq të bukur me të bijën. Besi shfaqet në ambientet e një kishe teksa bën lutjen e tij, e në prehër të babit të ri qëndron vogëlushja Ajka, 6 muajshe.

“Gëzuar, Zoti ju rujt”!”, shkruan Bes Kallaku nën foto teksa është kujdesur që imazhin e së bijës ta mbuloi me një emoji. Kjo është fotoja e parë që një nga prindërit e njohur publikon në internet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF