KreuStil Jetese

Bebi Kajan bën udhëtimin e parë 2 muajsh! Erjonin dhe Ajolën i ‘ka zënë belaja”

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, bashkëshortja e tij Ajola dhe djali 2 muajsh Kajan kanë udhëtuar pak ditë më parë në Japoni. Kështu Tokio do të mbahet mend gjatë për vogëludhin duke qenë se shënon udhëtimin e parë që ai ka bërë jashtë shtetit që nga momenti kur erdhi në jetë.

Por nëse udhëtimi i vajtjes ka shkuar më së miri për prindërit e rinj, pasi voogëlushi e ka superuar shumë mirë avionin dhe 15 orët deri në mbërritje, surpriza ka qenë në kthim. Veliaj në një intervistë të dhënë për emisionin “Ftesë në 5” në Top Channel ka treguar se çfarë ka ngjarë me familjen e re.

“Kur ikëm u soll shumë mirë. Në avion 15 orë njerëzit mezi e morën vesh që kishte bebe se nuk u grind fare. U mësua me orarin atje.”…Kur u kthyem, që ndërroi orari, atje është 8 orë përpara. Kur ora është 12 këtu atje ishte ora 8 dhe ai zgjodhet gjithë energji. Na ka bërë një zbor, ka mbajtur fjalim mbrëmë”, rrëfeu kryebashkiaku duke zbuluar se vigjilja e festës së Krishtlindjeve i ka gjetur zhurmshëm në shtëpi.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF