KreuStil Jetese

Borë në Tiranë? Ja çfarë thonë sinoptikanët për motin këtë javë

Borë në Tiranë? Ja çfarë thonë sinoptikanët

Viti i ri 2019 ka nisur me mot të ftohtë, acar dhe reshje në një pjesë të vendit. E duket se temperaturat e ulta do vazhdojnë të mbizotërojnë motin në Shqipëri, pasi edhe sipas sinoptikanëve ulja e temperaturave jo vetemëm që do të vijojë por termometri do të arrijë vlerën e -13 gradë celcius.

Kemi pasur një ulje të ndjeshme të temperaturave ditët e fundit. Pritet që edhe dita e nesërme të sjellë reshje dëbore në pjesë më të madhe. Reshjet e dëborës do përfshijnë 90% të territorit. Do kemi reshje edhe në zonat e ulëta. Temperaturat minimale do shkojnë në -13 gradë, ndërsa maksimalja 7 gradë. 15-ditësh i parë i janarit pritet të jetë i ftohtë dhe me pak reshje. Gjatë ditës së nesërme ekziston mundësia që edhe Tirana dhe Vlora të preken nga flokët e dëborës. Ngricat do të jene më shumë prezentë gjatë këtyre ditëve, ndërsa pjesa e dyte e janarit do jetë në vlerat normale për stinën”– tha sinoptikania per Balkanweb.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF