Po afron 8 Marsi, dita ndërkombëtare e gruas.
Këtë rradhë 8 marsi është e premte, një ditë ideale për t’u nisur, duke i lejuar vetes një pushim nga rutina e përditshme, për të ndenjur me mikeshat dhe për të vizituar e zbuluar qytete të mahnitshme dhe të gjalla, për të marrë pjesë në evente të reja, për të eksploruar vende pak të njohura, apo për t’u hedhur në shopping të shfrenuar duke ndjekur tendencat e reja të stinës. Kështu që zgjidhni të projektoni 8 marsin tuaj mes argëtimit, kulturës e artit, shopping apo relaksit që mundësojnë udhëtimet e sugjeruara nga Diell Travel…
Mund t’i bashkoheni grupeve tona në qytete të mrekullueshme si:
Barcelonë, Paris, Pragë, Stamboll, Cappadocia etj..
Për një udhëtim low cost, ju ftojmë në grupet për në vendet e afërta si Prishtinë, Strugë, Ulqin, Budva, Dubrovnik, Janinë Meteora, Korfuz për ekskursione mbresëlënëse dhe për të festuar në mbrëmje me ushqim të zgjedhur dhe muzikë dedikuar vetëm për ju!
Gjithashtu me fluturimet low cost dhe një hotel modest mund të realizoni udhëtimin tuaj pa shumë shpenzime dhe të vizitoni qytete aq të bukura si Beograd, Budapest, Amsterdam, Romë, Milano etj.
A i keni eksploruar të gjitha qytetet e vendit tonë? Jemi të sigurtë që jo, kështu që mund të shijoni natyrën e bukur, mikpritjen e ngrohtë dhe kuzhinën tonë të mrekullueshme në një nga qytetet tona, pse jo dhe në një hotel luksoz për një darkë speciale dhe të nesërmen një trajtim spa për një relaks të ëmbël.
Me mikeshat tuaja të zgjedhura mund të niseni në destinacione si Kolashin, Mavrov, Bitola etj, për të shijuar sportin e skive dhe për të festuar në hotelet e ngrohta e mikpritëse që do të organizojnë për ju një mbrëmje festive për ditën e gruas.
Paketat individuale ne Diell Travel për grupin tuaj të mikeshave të zemrës apo si një surprizë dhuruar motrës, nënës apo koleges tuaj të preferuar, mund t’ju lumturojnë në top destinacionet e zgjedhura për 2019 si më poshtë, për të eksploruar mbi artin, arkitekturen, natyrën apo dhe si mundësi për shopping për të rifreskuar gardërobën tuaj me tendencat e reja te stinës:
Venezia, Firenze, Budapest, Beograd, Goteborg, Copenhagen, Provance etj..
Mund të shfrytëzoni këto ditë për t’u përkëdhelur në ujërat termale në vende si Itali, Hungari, Sloveni,Ceki etj
Na kontaktoni për çdo informacion dhe ofertë nga ne mbi çdo destinacion që ekziston!!!!
Blv. Zhan D’Ark P. 11 Nr. 9
Tirane, Albania
Tel: 0035542221272
Mob: 00355682238323
Email: [email protected]
Skype: dielltravel