Dhe telashet s’kanë të sosur për Megan Markel. “Gënjeshtare, e pashpirt”. “Ajo nuk ka ndjenja dhe nuk është një viktimë, siç pretendon”. Kështu e ka akuzuar Samanta Markel, dukeshën e Sussex-it, në lidhje më letrën që baba Thomas, i ka shkruar të bijës, Meganit. Të gjitha këto deklarata u bënë gjatë një dokumentari të transmetuar në Channel 5. Samanta shprehet shumë kritike ndaj të motrës, duke vazhduar se sipas saj gruaja e Harrit, ka thënë vetëm gënjeshtra, për ta paraqitur veten si një viktimë, ndërkohë që e vërteta qëndron ndryshe.
“Ka qenë pikërisht ajo që shkëputi çdo lidhje me babain”. Dhe për këtë Samanta ka prova. “Jam gati të bëj dhe testin e së vërtetës”. Sipas saj, Thomas Markel i ka dëguar shumë mesazhe të bijës, të cilat kanë mbetur pa përgjigje. Ndërkohë që miqtë më të afërt të Meganit, ndërmjet tyre dhe George Cloony, kane thënë nën zë që dukesha e Sussex-it për hir të familjes, po duron shumë gënjeshtra dhe falsitete në lidhje me të.








Parashikimi i horoskopit, 04 mars 2019



Ushtria e Balmain pushton Javën e Modës në Paris



Horoskopi ditor, 3 Mars 2019





Kjo është veshja që do shihni kudo në 2019!
