Artistja nga Shkupi Tuna Sejdiu ka mbajtur mbrëmjen e 8 Marsit koncertin e saj në Filarmoninë e Shkupit për të promovuar albumin e saj më të ri “Fortuna”.
Në shoqërinë e orkestrës live, në mesin e të cilëve edhe bashkëshorti i saj artist Patris Berisha, këngëtarja performoi 7 këngët e albumit të ri ndër të cilat edhe bashkëpunimet me artistët Armend Rexhepagiq e Ylli Limani.
E veshur me një xhaketë të zezë me bisht fustani me fruda në njërën anë të këmbës, ndërsa këmba tjetër me pantallon, Tuna nuk kishte si të vishej ndryshe duke qenë se njihet për veshjet dhe stilin gjithmonë të veçantë. Sa i përket look-ut, artisja bjonde kishte vendosur të mbante flokët e lëshuar me onde të mëdha e make up natyral.
Të shumta kanë qenë videot e fotot që kanë qarkulluar në rrjetet sociale nga të pranishmit në koncert e madje në një nga momentet e koncertit Tuna shihet e kthyer e duke parë në sy bashkëshortin e saj që qëndronte në orkestër, Patrisin i cili ishte aty eshte për të ushtruar profesionin e tij si timpanist.


Parashikimi i horoskopit, datë 09 mars 2019







Parashikimi i horoskopit, datë 08 mars 2019










Parashikimi i horoskopit, datë 07 mars 2019
