Eneda Tarifa është kthyer pas në kohë dhe këtë e ka bërë jo vetëm përmes kujtimeve por edhe fotove. Artistja ka publikuar disa orë më parë dy foto së bashku me këngëtarin dhe artistin Saimir Çili, duke i kujtuar publikut fillesat e saj në skenë.
“Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe sic ështe ajo e Festivalit Kombetar. Me shume dashuri kujtoj Saimir Çilin i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij “Yjet e shpresës”. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent te padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit.”
Ish trajnerës së “The Voice Kids” i kanë zgjuar kujtime këto dy foto që i janë dërguar nga vajza e arts=istit Isea, e cila nuk është një figurë e panjohur për publikun. Isea Çili aktualisht është pjesë e konkurrimit në shoë-n e talenteve “The Voice Kids” e një ndër zërat e fëmijëve më të spikatur të këtij edicioni. Eneda ka zgjedhur që t’i thotë disa fjalë edhe për vajzën e vogël duke shkruar:
“Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si @voicealbania e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte ti zgjasja dorën edhe unë sic bëri babai i saj me mua. Por gjithsesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit”
Isea Çili është vajza e dy artistëve të njohur të skenës Saimir Çili dhe Suela Kalaja.

Parashikimi i horoskopit, datë 07 mars 2019



Në botën e artistes Blerta Ristani (Jakova)!







Parashikimi i horoskopit, 6 mars 2019



Nga Lori te Arbana: Dy shoqe, një çantë!


Horoskopi për ditën e sotme, datë 5 mars 2019



