Aktori i humorit Bes Kallaku ka qenë i ftuar në puntatën e mbrëmhme të emisionit për fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan” ku përmes pyetjeve që i bënë nga të vegjëlit ka zbuluar disa detaje të vogëlushes, Xhensilës dhe karrierës së tij.
1- Hera e fundit që ka qarë Besi ka qenë para 2 ditësh kur i preku kicin-dhëmbin Ajkës.
2- Xhensila Myrtezaj ka dy fobi në jetë: gjilpërat dhe qentë. “Por kur ishte momenti që të bënte gjilpëra për të mirën e Ajkës, nuk kishte frikë!”
3- Ajka për pak ditë do të bëjë 8 muajshe por prindërit e rinj ‘vuajnë’ për ta ushqyer vogëlushen.
4- Aktori është rritur që i vogël nga gjyshja e tij Ija ndaj edhe ka një lidhje shumë të veçantë me të, duke qenë se mamasë së tij i është dashur të punojë larg. “Ija është një nga pikat e mia të dobëta, ndërsa Xhensila është Ajka e jetës sime”.
5- Aktori vlerësoi bashkëshorten e tij këngëtare si nënë shumë të mirë, të përkushtuar e të devotshme e madje e falenderoi publikisht që ja bën jetën kaq të bukur.
6- Për ata që nuk e dinë, aktori shpjegoi edhe kuptimin e emrit të vajzës. “Unë jam rritur në fshat nga gjyshja dhe jam i natyrshëm vetëm për faktin se kam lindur në fshat. Dhe vajzën e kam quajtur Ajka sepse sa herë që Ija ziente qumështin, unë shkoja haja ajkën fshehurazi”, tha Besi.
7- Nëse do të zgjidhte mes dy emisioneve të humorit “Portokalli” apo “BE Coffee”, aktori preferoi të mos zgjedh asnjërën por të japë një përgjigje të zgjuar duke thënë: “Nuk do ndërtonim shtëpinë tonë nëse s’do ishim bërë ustallarë në Portokalli.”

Horoskopi për ditën e sotme, datë 5 mars 2019











Parashikimi i horoskopit, 04 mars 2019



Ushtria e Balmain pushton Javën e Modës në Paris



Horoskopi ditor, 3 Mars 2019

