Artisti i grupit legjendar “Prodigy”, Keith Flint ka telefonuar bashkëshorten e tij dhe i është lutur asaj për ribashkim pak ditë përpara se të ndahej nga jeta në moshën 49-vjeçare.
Sipas DailyMail, thuhet se artisti kishte vonuar edhe shitjen e shtëpisë së tyre prej 1.5 milionë paundësh në Essex me shpresën se do të mund të kthehej sërish me ish-bashkëshorten e tij me profesion Dj, japonezen Mayumi Kai, me të cilën u nda vitin e shkuar.
“Keith gjithmonë ka shpresuar se mund t’i bënte gjërat të funksiononin përsëri dhe ndaj i kishte bërë asaj disa telefonata, duke iu lutur të ktheheshin bashkë”, tha një burim pasi ylli i muzikës u gjet i varur në rezidencën e tij në Essex nga një punonjës i tij të hënën në mëngjes.
“Por ajo nuk e ndërroi mendjen dhe këmbënguli që ta shisnin shtëpinë. Kjo e shkatërroi Keith. Mayumi nuk duhet të fajësohet, por duket se Keith nuk mendonte se mund të vazhdonte përpara pa të”, shtoi burimi. Shtëpia-fermë e shekullit të 15-të doli në shitje vetëm disa ditë më parë.
Në disa foto që janë publikuar në media, ylli i “Prodigy” është fotografuar i lumtur në një lokal në shoqërinë e trajnerit të tij personal pak orë përpara se t’i jepte fund jetës.
Flint i cili më herët ka pasur probleme me varësinë ndaj drogës ka mundur të shpëtoi prej saj falë bashkëshortes së tij dhe ndaj ndarja e tyre mund ta ketë nxitur atë të ketë rinisur sërish veset.



Parashikimi i horoskopit, 6 mars 2019



Nga Lori te Arbana: Dy shoqe, një çantë!


Horoskopi për ditën e sotme, datë 5 mars 2019











Parashikimi i horoskopit, 04 mars 2019
