Mbrëmjen e së martës do të përhapej me shpejtësi lajmi se moderatorja historike e Top Channel, Arbana Osmani do të largohej nga ky televizion pas gati 2 dekadash.
Sipas newsbomb.al, referuar burimeve të brendshme pranë Top Channel shkak ka qenë një sherr i moderatores me drejtorin e televizionit Ben Blushi dhe ndonëse nuk dihen rrethanat dhe arsyet e sherrit mes tyre, lajmi i largimit të saj, ka marrë dhenë menjëherë brenda gjigandit mediatik.
E në mesin e një amullie informacioni ajo që i hodhi më shumë benzinë zjarrit ishte mikesha e ngushtë e moderatores, Xhemi Shehu e cila nën një pjatë pastash gatuar nga Arbana shkruante: “I fut një dorë makarona kur është robi pa punë.”– shkruajti ajo pak minuta pasi lajmin u bë publik.
Por si qëndron e vërteta e largimit të moderatores së njohur?
Burimet brenda gjigandit mediatik jo vetëm që konfirmonin sherrin dhe konfliktin mes Osmanit dhe Blushit por shkonin më tej duke thënë se moderatorja dhe autorja e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishte vendosur të largohej duke lënë në mes sezonin e programit të së shtunës.
Megjithatë gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë sepse sipas syri.net ka pasur 48 orë bisedime e negociata midis palëve që kanë përfunduar me rikthimin e Arbana Osmanit në Top Channel.
Mesa duket moderatoja ka prnauar të mos e braktisë Top Channel e të vazhdoj, edhe për kush e di se sa- karrierën e saj televizive në median që e bëri të njohur.

Parashikimi i horoskopit, 6 mars 2019



Nga Lori te Arbana: Dy shoqe, një çantë!


Horoskopi për ditën e sotme, datë 5 mars 2019











Parashikimi i horoskopit, 04 mars 2019


