KreuStil Jetese

Aktori i njohur sheh vdekjen me sy!!! Kalon makthin që mund ta kemi të gjithë!

Jason Momoa, tashmë njihet si një superhero. Për shumë të vegjël dhe të rritur ai përfaqëson superheroin “Aquaman”, shumë të dashur nga seria e filmave Marvel. Por, ditën e djeshme, aktori nuk u ndje i tillë. Madje kaloi një situatë shumë të vështirë. Ndërkohë që ishte duke fluturuar me avionin e tij personal në shoqërine e disa miqve, drejt Phoenix-it, në Nevada, i është dashur të bëjë një ulje emergjence, pasi rrezikonte qe mjeti të merrte flakë për shkak të një defekti në motor.

“Patëm një vonesë të vogël” ka thënë aktori, duke e marrë pak me humor për shkak të situatës së frikshme të krijuar. “S’kishim vetëm një gjysëm ore që ishin ngritur në fluturim, kur avioni na mori flakë.”Pasi u qetësua gjendja, ai pozoi me një nga zjarrfikësit që i erdhën në ndihmë, madje njëri nga zjarrfikësit nuk nguroi ta postojë këtë foto dhe në profilin zyrtar të zjarrfikësve të Palm Spring-ut me diçiturën “Është bukur të takosh njerëz të njohur dhe të thjeshtë.”

Aktori 39 vjeçar, i njohur dhe për sensin e humorit dhe thjeshtësinë është i lidhur me aktoren Lisa Bonet me të cilën sfiloi në tapetin e kuq gjatë ceremonisë gala të ndarjeve të çmimit Oskar, ku padyshim la gjurmë me kostumin e kadifenjtë ngjyrë bojeqielli Fendi, dhe ajo që ishte më e veçanta, lançoi trendin e aksesorëve të flokëve për meshkujt, kjo në nder të Karl Lagerfeld-it.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF