KreuStil Jetese

I riu ofendon Emina Cunmulaj: “Shkon me arab, s’je shqiptare”

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj është përballur pak orë më parë me një mesazh aspak të këndshëm që ka mbërritur në adresën e saj në Instagram.

Një i ri i ka shkruar 34-vjeçares se ajo nuk është shqiptare pasi është martuar me ‘arab’ duke iu referuar bashkëshortit të saj, miliarderit iranian Sam Nazarian. E njohur për patriotizmin dhe përçuarjen e vlerave shqiptare në komunitetin e saj, Emina nuk ka mundur të qëndrojë pa reaguar kundrejt oferndimeve të ndjekësit.

“E more vëlla, po sikur të ishe ti 10% shqiptar nga ajo që jam unë. Turp të kjoft! Se e shkreta nonë bela edhe me halle ta ka rrit trupit e të ka mësuar të keqen nga e mira, por ti djal shko gjej ndonji punë e mos humb kohë me energji negative se për besë more vëlla kështu ndahen njerëzit. Më vjen shumë gjynaf për ty! Zoti të kjoft në ndihmë se e paske për nevojë.”, i shkroi ajo mesazhdërguesit në fjalë.

Emina Cunmulaj prej 4 vitesh është e martuar me investitorin, filantropistin dhe sipërmarrësin iraniano-amerikan Sam Nazarian dhe është nënë e dy vajzave Ella Faria dhe Mia Soraya. Modelja është e njohur për veprat e saj të bamirësisë, sidomos ndaj shqiptarëve dhe së fundmi ka pranuar të jetë në postin drejtues të zv.presidentes së fondacionit të bamirësisë “Fundjava Ndryshe”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF