KreuFashion

Sandalet lakuriqe, trendi i kësaj vere!

 

Mos u trembni nga shiu i ditëve të prillit, pasi shumë shpejt do të hymë zyrtarisht në sezonin e sandaleve, ndaj dalëngadalë futini këpucët dimërore dhe çizmet nëpër kutia dhe mendoni të rifreskoni garderobën e verës. Me riciklimin e modës, stilistët kanë sugjeruar që këtë verë të bëjmë një rikthim të viteve 2000, sa i përket sandaleve.

Të quajtura ‘naket sandal’ (sandalet lakuriqe), aksesorët e këmbës sezonin e nxehtë për vitin 2019 do të jenë me rripa tejet të hollë, aq sa të krijohet ideja sikur jeni zbathur.

Nga rripat e hollë elegantë, rripa të tejdukshëm, printet e gjarprit, e deri tek sandalet praktike sportive më poshtë gjeni trendet që do të udhëheqin këmbët tuaja për verën që po vjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF