KreuFashion

Njihuni me gruan 112 vjeçare nga Memaliaj: Jeta është e bukur, por ne nuk jemi!

Me siguri ajo është një nga njerëzit më të vjetër jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë. Sot 112 vjeç Mineko Rrape nga Memaliaj numëron 18 nipër e mbesa e po 18 stërpipër e stërmbesa dhe jeton në shtëpi me disa gjenerata.

Top Channel ka udhëtuar drejt shtëpisë ku jeton nënë Mineko për të parë nga afër një nga njerëzit më të vjetër në botë. 112 vjeçarja ka lindur më 1906 dhe ka përjetuar të dyja luftrat Botërore.

Ndonëse shpesh mund të harrojë emrat e pjestarëve të familjes, nënë Mineko duket se ende mbahet mirë. Sa i përket mënyrës së ushqyerjes, ajo u shpreh se nuk ka ndonjë rutinë të veçantë:

“Pi një kafe në mëngjes dhe në drekë ha çfarë të ketë përgatitur nusja”

E pyetur nga gazetarja se si është jeta për të sot që e ka kaluar shekullin e jetës, e moshuara dha një përgjigje sa të zgjuar, aq edhe të vërtetë:

“Jeta është e bukur, por ne jo”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF