U komentua gjithçka në edicionin e 91-të të Oscars, e krahas emrave VIP, veshjeve, aksesorëve e sigurisht çmimeve ajo çka qartazi mësuam në paraqitjet e emrave të njohur të showbiz-it botëror ishte trendi i ri flokëve, që edhe nëse nuk ishte përqafuar ende gjerësisht, pasi pamë Irina Shyk, Charlize Theron, Emilia Clarke e shumë emra të tjerë të njohur, me siguri një pjesë e mirë e vajzave anekënd botës kanë marrë turravrapin nëpër parukeri.
Modeli Bob i prerjes së flokëve, që do të drejtojë modën këtë sezon, zuri vend tek një pjesë e mirë e yjeve botëror në Oscars 2019.
Ndërsa për vajzat që nuk duan flokë të shkurtra, ka një trend tjetër që u vu re në Tapetin e Kuq të çmimeve Oscars. Harrojeni vijën në mes, pasi duket se këtë sezon gurut e bukurisë sugjerojnë flokët të ndarë me vijë të thellë anash. Njësoj si Kendall Jenner, Miley Cyrus etj.



















