Fantazia e stilistëve shpesh shkon përtej çdo parashikimi, duke na surpziuar jo pak në prezantimet e koleksioneve të reja.
Jacquemus dizajneri i njohur francez i la pa fjalë të pranishmit në Javën e Modës Paris kur prezantoi krijimet e reja të çantave për vjeshtë 2019.
çantat e vogla kanë qenë kryefjalë e modës anëkend botës për disa sezone, por stilisti francez duket se çoi imagjinatën e tij në një tjetër dimension. Koleksioni përbëhej nga çanta mini-mini-mini të vogla në të cilat nuk mund të fusësh asgjë tjetër përveçse një monedhë apo një palë kufje elegante…
Jacquemus është i njohur për aksesorin e dorës që sipas tij sa më e vogël aq më elegante por kësaj here ai sapo krijoi një ‘territor’ të ri për çantat e së ardhmes.
Pra vajza, këtë sezon lini çdo gjë në shtëpi dhe dilni me çantën tuaj që vetëm e tillë nuk mund ta quajmë, pasi praktikisht do ta keni atë BOSH.
Gjithsesi duken kaq të lezetshme këto vepra të vogla arti!
Dhe kjo vepër arti kushton plot 795 dollarë



















