‘Sëmundjen’ që kanë vajzat për blerjet e më së shumti për ato online tashmë e dimë dhe e kemi pranuar të gjithë. Por nëse rrjeti social Instagram ka menduar ta bëjë edhe më të lehtë mënyrën e blërjeve onlinë, atëherë ky po që është një super lajm (për të fiksuara/it) pas shopping-ut.
Instagrami ka nisur testimet në lidhje me një opsion ku të gjithë ne mund të blejmë produkte online direkt nga ky rrjet social.
Rrjeti social instagram është kthyer në një prej platformave me ndërveprimin më të lartë të përdoruesve dhe blerja online nëpërmjet kësaj platforme mund të sillte përfitime të ndërsjellta.
Instagram thuhet se ka bashkëpunuar me 20 marka të njohura siç janë Adidas, H&M, Kylie Cosmetics dhe Michael Kors për të aplikuar funksionin e blerjeve online. Përdoruesit mund të blejnë menjëherë një produkt të cilin e shohin dhe i pëlqen duke përdoruru kartat Visa, Mastercard, American Express, Discover dhe Paypal.