Miliarderi danez Anders Holch Povlsen ka humbur tre prej katër fëmijëve të tij në sulmet që tronditën Sri lankën ditën e Pashkëve. Pronari I zinxhirit ndërkombëtar të veshjeve Bestseller, njëkohësisht aksioner kryesor I Asos-it, vetëm pak ditë më parë kishte shkruar një letër mbi fëmijët e tij dhe shpresat e veta për të ardhmen. Anders thoshte aty se fëmijët e tij do të ndihmonin pas vdekjes së tij në ripërtëritjen e Skocisë ( ka ai është pronari më I madh tokave).
Anders dhe e shoqja Anne Storm Pedersen, janë prindër të katër fëmjëve: Alma, Astrid, Agnes dhe Alfred. Nuk dihet ende se cilët janë ata që humbën jetën kaq tragjikisht. Edhe pse është miliarder, Povlsen dhe e shoqja njihen si njerëz të qetë e me këmbë në tokë. Fëmijet ishin duke vizituar Sri Lankën për pushimet e Pashkëve.