Almeda Abazi u bë nënë mëngjesin e 5 Majit duke sjellë në jetë djalin e saj Efehan. Ajo dhe bashkëshorti, aktori i njohur turk Tolgahan Sayışman u bënë prindër për herë të parë dhe pak pasi lanë spitalin ku bogëlushi erdhi në jetë ka ndarë me mediat e pranishme jashtë dyerve të apitalit emocionet e para.
Ish-miss Albania ndërkaq ka shuar edhe kuriozitetin e publikut duke zbuluar se kujt i ngjan Efehan-i i vogël. Gjatë një prononcimi për median turke ”UçanKus Tv”, e cila e kapi çiftin teksa po dilte nga spitali, kur u pyetën se kujt i ngjante bebi, Almeda ka reaguar direkt duke thënë:
“Unë linda një Tolgahan. Kur ma dhanë në krahë dhe e pash i thash madje, po ky qenka fiks si ty.”
Gazetarët e pyetën nëse ndihej sadopak xheloze dhe Almeda u shpreh se nuk ndihej fare pasi Tolghan është një dhuratë nga zoti për të. Ndër të tjera Almeda zbuloi edhe një detajë shumë domethënës që vërteton ngjashmërinë me bashkëshortin duke rrëfyer se fëmija jo vetëm që i ngjante si pamje të atit, por kishte dhe të njëjtin grup gjaku si ai, 0+.
Ndërsa përsa i përket rritjes së bebit, çifti u shpreh se nuk do të merrnin një dado, pasi Almeda do të kujdesej vetë për fëmijën.




Parashikimi i horoskopit, datë 9 maj 2019







Parashikimi i horoskopit, datë 8 maj 2019






Parashikimi i horoskopit, datë 7 maj 2019


