
Aktori I njohur I humorit nuk e mori mbështetjen që ndoshta priste nga ndjekësit e tij, kur postoi një mesazh kundër komunitetit LGBT. “E tmerrshme. Prapë kanë dalë në rrugë ata që duan të martohen burrë me burrë? Ikni nga Tirana sot,” ka shkruar ai në Instagram. Komenti I parë kundërshtues erdhia nga një ndjekëse që I thotë: “Sa turp të shohësh një mesazh të tillë nga ana jote Jul! dhe sidomos kur shoh përgjigjet që shkruajnë nga ana tjetër. Nuk janë këto problemet e botës, hapni sytë. Duhet të keni frikë nga njerëzit që komentojnë me këtë lloj injorance dhe këtë lloj agresiviteti. Jam pa fjalë dhe e hidhëruar,”. Juli I përgjigjet:“Mos u hidhëro. Ky është mendimi im dhe zakonisht nuk kam turp nga mendimet e mia.”
Por edhe komentues të tjerë patën mendime të ngjashme me atë që vajzës së parë. “Ishe një ndër aktorët e mi të preferuar deri në këtë moment. Turp për ty e gjithsecilin që po ushqen urrejtje ndaj komunitetit LGBT. Dashuria është dashuri.”, tha një tjetër. Komentet vazhduan me : “Duhet ta kesh me ironi me siguri se homofobi nga një person publik si ti është turp të dëgjosh. Se një gjë është të thuash që nuk je dakord me çiftet gay, por është gjë tjetër t’i denigrosh dhe të ushqesh urrejtjen në mendjet e vogla të atyre që lënë komente të tmerrshme në këtë postim.”
“Ky nuk është ‘mendim.’ Kjo është urrejtje. Definicioni i mendimit fshihet në momentin kur cënohen të drejta fundamentale të njeriut“.



















