KreuBordo Men

Reperi me famë botërore, i martuar prej 24 vjetësh, dhe i dashuruar si në fillim me te shoqen!!!

Artisti më i madh reggaeton i të gjitha kohërave dashuron prej dy dekadash e gjysëm të njëjtën grua, me të cilën ka tre fëmijë. Daddy Yankee (42 vjec ) dhe e shoqja Mireddys González, festojnë në fund të marsit 24 vjet martesë.

Janë shumë të lidhur, por jetën private preferojnë ta mbajnë aq shumë në hije sa Mireddys, nuk merr pjesë nëpër ceremonitë keemtuese për të shoqin dhe preferon një jetë të tërhequr, larg syrit të kamerave dhe vëmendjes së medias.

Ajo vetë I ka dhënë këtë shpjegim kureshtarëve që donin të dinin përse nuk afishohet më shumë: “Unë jam këtu, ku e kam vendin tim, sepse ylli është Daddy Yankee. Jam e lumtur kur e shoh teksa shkëlqen!!“. Një këndvështrim ndryshe ky, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF