KreuBordo Men

Rrëfimi i sinqertë i këngëtarit shqiptar: “ E lashë muzikën për gruan“!!!

Ishte një rrëfim mjaft i sinqertë dhe tejet prekës ai i këngëtarit mjaft të talentuar shqiptar, Luan Manahasa në Soiree. Ka qenë një emër mjaft i njohur sidomos përpara viteve `90, por u shkëput nga muzika dhe arsyen e shpjegon tani: shkak u bë e shoqja, dhe ardhja në jetë e fëmijëve.

Duhej të bëja një zgjedhje. Dhe fatkeqësisht lashë këngën, thotë ai, duke iu referuar performancës në festival, sepse për kënaqësinë e vet, vazhdon të këndojë. Luani rrëfeu gjithashtu se bashkëshortja ka kaluar një sëmundje të rëndë, por tani fatmirësisht, është mirë. Kur erdhëm nga Gjermania, më priti djali i madh. Kishte bërë një tatuazh në pjesën e majtë të kraharorit, “LU-BE-MA”, Luan Beqir Mahanasa. Dhe më tha, babi, tani që më shpëtove mamin, do të të dua më shumë seç të kam dashur!”, ka rrëfyer këngëtari lushnjar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF